E ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, Kryemadhi dha disa deklarata lidhur me situatën politike në vend.  Emisioni u transmetua të hënën e 6 nëntorit


Monika Kryemadhi: Skenarin për vrasjen e Tom Doshit e sajoi Saimir Tahiri dhe disa oligarkëve të tyre që shtronin dreka dhe darka. Ky skenar u hartua për të zhvendosur vëmendjen nga reforma zgjedhore dhe për të sulmuar Ilir Metën. Prej disa muajsh u morën me çështjen Doshi. Dritan Prifti ka qenë segmenti I fundit i kësaj historie. Unë  shpreh Zoti ia çoftë shpirtin në parajsë! Është përdorur për të krijuar boomerang për ta kthyer në një konflikt personal mes zotit Meta dhe tij.

Por ka një fakt, gjatë kësaj kohe u bënë koncesionet në shëndetësi. U ngri reforma në drejtësi. U ngrit grupi i ekspertëve që nuk kishin asnjë lidhje me reformën në drejtësi. U bën disa veprime që patën kosto në shpatullat e shqiptarëve. Të gjithë kanë harruar që në korrik Tom Doshi pati një përplasje të fortë me Saimir Tahirin dhe pas kësaj ndodhi çështja e ashtuquajtur me Metën.  U kam thënë edhe në prokurori që e gjithë kjo nuk ka asnjë llogjikë.  


Edi Rama i ka mbrojtur të gjithë problemet me LSI


Monika Kryemadhi:  "Pra Ilir Meta ka qenë një antiplumb për të. Pra ka qenë mburoja antiplumb.  Qeveria Rama 2 është zënë kaps. Niko Peleshi i vetmi që vlerësoj në qeverinë Rama 2. Ai është njeriu më i përgjegjshëm që ka Edi Rama. Më vjen keq që ministrisë së Bujqësisë I kanë lënë më pak fonde se sa nga koha kur ishte Panariti. Qeveria vetë është krimi i organizuar.  Monika Kryemadhi për marrëdhëniet me Edi Ramën Unë kam që në vitin 2015 që nuk komunikoj me Edi Ramën. Ai e ka mbrorjtur LSI për të fshehur zullumet e tij. Pas rrëzimit të sistemit komunist Shqipëria ka 9 kryeministra. Të gjithë kanë patur sukseset e tyre, gabimet e tyre e deri faje. Por një gjë është e habitshme. Asnjë prej tyre, përveç Edi Ramës nuk është ulur në tavolinë me kriminelë. Edi Rama ka thyer rregullin, është ulur në tavolinë me kriminelë dhe mafiozë.  

A i besoni Lulzim Bashës zonja Kryemadhi? 

Monika Kryemadhi: Kam parasysh që bashkëshorti juaj, presidenti i republikës është shrehur se ai të gënjen edhe për orën. Kryemadhi: Unë nuk pyes as Metën dhe as Bashëns e sa është ora.

 Monika Kryemadhi për koalicionin në pushtetin lokal Ne do bashkëpunojmë në nivelin lokal sepse problemet e qytetarëve janë më të rëndësishme se një krizë politike që mund të bëjmë ne. Nëse PS sjell në kuvend statusin e minatorit, unë si LSI do ta votoj.  Monika Kryemadhi për Ilir Metën Kur jam në krevat me Metën nuk flasim për politikë por flasim për fëmijët dhe dashurinë tonë. Ilir Meta është shtetar i paparë. Ai zbaton vetëm ligjin. Ilir Meta do të jetë një nga presidentët më rracionalë që ka patur Shqipëria.

 Filozofia që ka ngritur Ilir Meta është filozofia e mbajtjes së fjalës së dhënë.  Pozicioni në opozitë i shërben LSI-së për të bërë katarsis. LSI e vetmja parti që ka bërë transparente fondet e saj."

/Ora News.tv/