Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte sot në Vlorë në një takim me qytetarët ku i bëri thirrje për tu bashkuar në protestën e 27 janarit para kryeministrisë, kundër krimit e varfërisë 

Kryemadhi foli për protesta paqësore, ndërsa shtoi se  s'ka nevojë për të kërcënuar Edi Ramën pasi për ta kërcënuar e rrahur ka sa të duash që e rrahin në Parlament.

Monika Kryemadhi: "Kemi një situatë me vërtet problematike dhe kjo është ajo që na shtyn edhe më shumë  për tu ngritur dhe për të protestuar.  Për të protestuar në protesta paqësore ska nevojë as për të qenë të dhunshëm, as për të kërcënuar Edi Ramën se po të jetë për ta kërcenuar e për ta rrahur ka sa të duash që e rrahin brenda në Parlament nga Socialistët e vet por për ti treguar që shqiptarët janë me shumicë kundër tij.Edhe pse ai kërkon ti nënshtroj dhe ti frikësoj. 

Kryetarja e LSI tregoi disa detaje nga protesta e djeshme e banorëve të Torovicës, teksa pritej të fillonte mbledhja e qeverisë në qytetin e Lezhës. Dolën dje banorët e Torovicë i kapi i futi vetëm e vetëm që mos ti prishesh imazhi i tij.

Edhe pse ai kërkon ti nënshtroj dhe ti frikësoj dolën dje banorët e Torovicë i kapi i futi vetëm e vetëm që mos ti prishesh imazhi i tij.  Pra zhduku dekorin lëvizës ashtu i quan njerëzit ai, dekor lëvizës ndërsa fasadat e tij janë dekori i jetës së tij të përditshme.  Pra është një njëri i cili kërkon të bëjë çdo gjë sipas dëshirës së vet. Nuk pyet dhe arroganca e tij ka zaptuar çdo institucion dhe kërkon të zaptojë tashmë dhe shpirtin e shqiptarëve. Prandaj dhe ne jemi bërë të gjithë bashkë, të gjithë ato parti opozitare dhe njerëz që e ndjejnë veten që janë më të varfër, për të gjithë ata që e ndjejnë veten të nënshtruar.

Kryemadhi zbuloi dhe prapaskenat me PS ne prag të zgjedhjeve te 25 qershorit.

Monika Kryemadhi:"Deri më datën 5 qershor pra 20 ditë para zgjedhjeve Edi Rama i lutesh LSI për të qenë pjesë e koalicionit.Ne nuk pranuam, qëndruam të vetëm për të vetmen arsye sepse nuk donim të ishim pjesë e kësaj farse dhe e këtij grupi kriminal që ju vet e dini sepse ju dini dhe shikoni më shumë se çshikojmë ne atje në Tiranë.





/Ora News.tv/