Kryemadhi - Njumës: Do të them si do të pengojmë zgjedhjet?

Kryemadhi - Njumës: Do të them si do të pengojmë zgjedhjet?

Drejtoresha e Informacionit në RTV Ora, Beti NJuma e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora e pyeti Kryemadhin se si do t;i ndalonin partitë e rja të futeshin në zgjedhje, por Kryemadhi ka refuzuar ta tregojë “strategjinë” 3 muaj para.  

Pjesë nga biseda në studio: 

Beti Njuma: Si do t'i pengoni partitë të futeni në zgjedhje?

Monika Kryemadhi: Pse do të të tregoj ty si do ta pengoj tre muaj para.

Beti Njuma: Jo mua shqiptarëve.

Artur Zheji: E ka thënë fiks si e tha Rama sot. I tha Rudina Hajdarit. Unë e di se si e bëhet kjo punë po nuk jua tregoj. Tani na e latë enigmë.

Kryemadhi: Shiko tre ditë para se të digjeshin mandatet në një emision, kam thënë o ne o ai.

Zheji: Unë e bëra enkas këtë që të hedh pak vështrimin sepse nuk më la Erli me Betin.

Kryemadhi: Duhet të kuptoni, mediat, njerëzit që merren me politikë janë skeptikë. Jo se janë skeptikë për veprimet e opozitës, por janë konfuzë sepse për hir të së vërtetës, ne jemi shumë të kujdesshëm në strategji. Një njeri që blen votën me paratë e krimit të organizuar nuk e ka problem të të blejë edhe burrin apo gruan në krevat vëlla. Mos u çudit farë për këtë gjë.

Zheji: Familjen e time e kam të blinduar.

Kryemadhi: Këtë e di, por prap një sy mbaje hapur.

Zheji: Një sy e mbaj unë.

Kryemadhi: Mos fli asnjëherë i qetë, sepse unë për veten time nuk flej e qetë në këtë drejtim.

EMISIONET