Kryemadhi: Njerëzit e LSI të zgjohen nga gjumi

Kryemadhi: Njerëzit e LSI të zgjohen nga gjumi

Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim të zgjohen nga gjumi.

Gjatë fjalës së saj në Komitetin Drejtues Kombëtar, Kryemadhi tha se LSI duhet të takojë qytetarët, për ti treguar rolin e LSI në 8 vitet e qeverisjes së saj.

Monika Kryemadhi: "Njerëzit e LSI duhet të zgjohen nga gjumi, jo duke ndejur me njëri-tjetrin, se unë nuk kam nevojë të bind Erisa Xhixhon, as Nora Malaj, dhe as Panaritin, duhet të takojmë njerëzit që kanë qenë viktima të makinerisë së propagandës së Edi Ramës, të cilët nuk e dinë se çfarë ka bërë LSI-ja, rolin e LSI në 8 vitet e qeverisjes së saj."

Edhe pse e artikulojmë mediatikisht duhet ti bëjmë të qartë njerëzve se LSI në qeverisjen me PS ka qenë domethënës që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe hapjen e negociatave. 

Ka qenë vendimtar angazhimi i LSI. Ka qenë vendimtar roli i LSI për frenimin e korrupsionit në radhët e qeverisjes së Partisë Socialiste, për gjobat dhe tmerret e që ka bërë rilindja ndaj biznesit, ka qenë vendimtar roli i LSI për lirinë e medias. Mjafton të lexoni raportet në 2 vite të qeverisjes që rilindjes dhe Edi Ramës, e keni me 9 vende të rënë për korrupsion, 11 vende për lirinë e medias, 7 vende për lirinë e ekonomisë. 

Nuk po flasim më krimin e organizuar dhe angazhimin dhe korrupsion  e strukturave të organizuara korruptive, grabitëse të pronave të shqiptarëve. Ka qenë LSI që nuk ka lejuar që banorët të nxirren me gaz lotsjellës nga banesat e tyre, ku kanë 30 vite që jetojnë dhe kanë paguar taksat e detyrimet që i takojnë shtetit shqiptar. Shteti shqiptar nuk është pronë e Edi Ramës dhe Rilindjes por i shqiptarëve."

EMISIONET