Kryemadhi: Mosbindja civile nuk ndalet derisa të ikë "Sulltani i krimit"

Kryemadhi: Mosbindja civile nuk ndalet derisa të ikë "Sulltani i

Në Konventën Kombëtare kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se protestat dhe mosbindja civile nuk do të ndalet derisa të ketë zgjedhjet të lira dhe jo farse do apo nuk do  "sulltani i krimit"

Monika Kryemadhi: "Ne sot Shqipëria na ka caktuar një detyrë shkurt dhe shqip, të mbrojmë demokracinë. Ne nuk kthehemi më mbrapsht. Tashmë nuk është më sekret me sondazhe dhe pa sondazhe ne jemi shumicë, sepse në njërën anë është një njeri me grusht kriminelësh dhe oligarësh dhe disa kërpudha që janë kthyer në fasada të tij, dhe anën tjetër janë shumica e shqipëtarëve që duan integrimin e Shqipërisë. Në këtë vënd fatmirësisht ata që nuk pranuan të bëhen fasadë e Edi Ramës janë sot shumica dhe sot shumica është opozita e bashkuar dhe jo vetëm po me të gjithë ata shqipëtarë të cilët duhet të bashkohen dhe të rrëzojnë këtë regjim kriminal, protestat tona dhe mosbindja civile do të vazhdojnë derisa "Sullatani i krimit" të bindet me hir a me pahir do apo nuk do ai, në Shqipëri do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Koha e tij dhe e etërve të tijë ka mbaruar ne Shqipëri" 

Kryemadhi kërkoi angazhimin e LSI-se per te bindur qytetarët ti bashkohen protestës së 11 majit për ti dhënë dërmën përfundimtare sic tha ajo "këtij regjimi kriminal"

Monika Kryemadhi: Përmes kësaj konvente ne jemi shumë të qartë për ti thënë edhe një herë dyshuesve dhe atyre që na besojnë që struktura drejtuese të LSI-së nga kryesia, komiteti drejtues kombëtar dhe konventa  kombëtare janë dakord me djegien e mandateve të opozitës dhe largimin nga ai parlament ilegjitim. Sot më shumë, kjo konventë edhe pse ka më pak njerëz se herët e tjera, ka snajpera që shkojnë tek kutia e votimit si Vazili Zaicev i cili nuk çoi asnjë dëm. Sot ka këtu çdo të ri e të re që nuk do të ndalet në asnjë moment përballë krimit dhe grabitjes së Edi Ramës për ti prerë të dyja duart, duart që fut në kutitë e votimit dhe duart që fut në xhepin e shqiptarëve.

Sot nuk ka më njoftim tjetër për të gjithë ju, që do të takonin njerëzit. Në 11 maj jemi të gjithë në shesh për ti dhënë dërmën përfundimtare këtij regjimi kriminal, por jo vetëm 11 maji cdo ditë të vitit, cdo minutë të zotit, mos ndaloni dhe nuk do të ndalojmë.

Zgjedhje farsë që Edi Rama kërkon të bëjë për të mashtruar dhe vazhduar të grabisë shqiptarët nuk ka për të pasur as në ëndërr dhe as në makthin e tij. Sot si konventë ne jemi shumë të qartë për të dhënë që ne nuk ndalemi, as nuk kemi për tu ndalur. E them me bindje sepse problemin më të madh krimi i organizuar e ka me ne. Sepse jemi ne ata që bëjnë diferencën, ndryshimin dhe kemi vendosur: jemi me shqiptarët dhe do të bëjmë çdo gjë për shqiptarët." 

EMISIONET