Kryemadhi: Meta ka shansin të shlyejë gabimin që solli Edi Ramën në krye

Kryemadhi: Meta ka shansin të shlyejë gabimin që solli Edi

 Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaron Meta duhet të gjejë forcën të kthejë mbrapsht pr/ligjin për Teatrin Kombëtar.

Unë shpresoj që zoti Meta ka shansin për të shlyer gabimin që u solli shqiptarëve Edi Ramën në krye, besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij ta rikthejë mbrapsht atë pr/ligj. Shpresoj të distancohet por megjithatë kjo është në zgjidhje e atij dhe mund t'i bëni pyetje vetë zotit Meta.u shpreh Kryemadhi në njè konferencë për median.

Edhe Basha dje i bëri thirrje Metës të kthejë mbrapsht pr/ligjin.

Kryemadhi shtoi se pr/ligji nuk do të ketë shansin te kaloje

Monika Kryemadhi: Projektligji i Z.Rama që ka sjellë për teatrin tregon që ëndrrat e tij në sirtar prej 20 vitesh vazhdojnë të jenë akoma por ngelen përsëri ëndrra të grabitjes  të pronës publike ashtu siç ka bërë dhe kur ishte Kryetar Bashkie. Kërkon përsëri të grabisi një pronë të cilën në qoftë se e mbani mend dikur e quante pronë që mbante dhe publikonte të brendshmet e Violeta Manushit. Sot është kthyer në një godinë me radioaktivitet për shqiptarët. Është gjithmonë qesharak për hir të së vërtetës dhe tregon dhe nivelin e lartë dhe amatoresk të tij. Por ajo që dua të them është që ky projektligj nuk do të ketë shanse për të kaluar pavarësisht se numrin e votave ai e ka. Por përfitojnë nga rasti që të gjejnë mundësinë sepse edhe vetë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë qëllim e ka bërë. Sepse nëse ky ligj do të shkonte në Gjykatë Kushtetuese automatikisht do të rrëzohej dhe do të kthehej mbrapsht.



EMISIONET