Kryemadhi: Kryeministër i qeverisë tranzitore edhe një socialist por me kusht ....

Kryemadhi: Kryeministër i qeverisë tranzitore edhe një socialist

Kush mund të jetë kryeministër i qeverisë tranzitore? Kryetarja e LSI-së e ftuar në studion e 360 gradë mbrëmjen e 18 shkurtit në Ora Neës deklaroi se kryeministër i qeverisë që garanton zgjedhjet e lira mund të jetë dhe një socialist, por me kusht që të mos ketë lidhje me krimin.

Monika Kryemadhi: Çdo diplomat i çdo ambasade ka embargo një punonjës të kryeministrisë. Kryeministria në 27 vite nuk ka pasur 127 punonjës, sot ka 1200 punonjës ku secili nga ata ka nënmbikqyrje një diplomat.

Laert Vasili: Po nëse Rama pranon kush është kryeministri?

Monika Kryemadhi:  Këtu nuk është cështje rotacioni politik.

Laert Vasili: Kush do jetë kryeministër në këtë qeveri tranzitore?

Monika Kryemadhi:  Do e vendosin shqiptarët. 10 ditë më parë takova ambasadorët e BE-së dhe u tregova se cfarë do të thotë qeveri tranzitore ose kalimtare. Kjo qeveri duhet të ketë detyrë garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Laert Vasili: Kush është figura që e garanton?

Monika Kryemadhi:  Ta gjejnë ku të duan socialistët, ka PS figura me integritet sa të duash. Nuk i mungojnë PS-së, me kusht që të mos jenë të lidhur me krimin. Ka socialistë të palidhur me krimin sa të duash.

EMISIONET