Kryemadhi: Jap fjalën si nënë, s'më tremb as plumbi kundër drogës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e LSI-së për "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se misioni i saj si nënë është të mbrojë fëmijët shqiptarë nga droga. Ajo theksoi se nuk e ndal dot as plumbi i Edi Ramës.

Kryemadhi: Do të japë fjalën si nënë. Për të ndaluar kriminelë që përdorin fëmijët shqiptar për transportues droge jam gati t'i dalë përballë plumbi, qoftë ky plumbi i trafikantëve të drogë, qoftë ky edhe plumbi i Edi Ramës.

Nuk më ndalon dot as Edi Rama, as Haki droga, as Saimir Tahiri. Nuk më ndalon dot asnjë njeri në këtë mision.

Misioni im është të shpëtoj fëmijët shqiptarë sepse nuk ka surrat Edi Rama që ta transportojë vetë drogën. E ka kthyer Shqipërinë në bazë të drogës, krimit të organizuar dhe në një bunker që mbron çdo gjë.

Kam marrë përsipër të përballem me çdo kriminel dhe çdo vrasës që kërkon të vrasë shpresën e rinisë shqiptare.



EMISIONET