Kryemadhi: Hetimet ndaj Bashës për lobime në SHBA janë mbyllur

Kryemadhi: Hetimet ndaj Bashës për lobime në SHBA janë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin “Tempora” në RTV Ora tregoi se hetimet ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha për lobime është mbyllur si çështje në Amerikë.

Pasi janë mbyllur hetimet ndaj Bashës, Kryemadhi ka zbuluar se nisi një hetim tjetër për "Mother Jones" për përdorimin e lajmeve, apo instrumentave të tjerë shantazhues ndaj të tjerëve.

Monika Kryemadhi: Nuk jam për të bërë avokaten e Bashës, por në dijeninë time në SHBA procesi është i mbyllur dhe nuk del që ka një lobim të parave ruse, megjithëse nuk më takon mua ta them. Këtu çështja mbahet e hapur dhe sa herë ka Rama problem, Prokuroria thërret Bashën për të larguar vëmenjen. Sa herë del ndonjë skandal, dalin përgjime, Rama fillon një konflikt me Bashën. Është një hetim që ka nisur, ka përfunduar dhe është mbyllur. Ka nisur në bazë të një shkrimi të "Mother Jones" dhe ndërkohë pasi ka mbaruar ky hetim, ka filluar një hetim tjetër për "Mother Jones" për përdorimin e lajmeve, apo instrumentave të tjerë shantazhues ndaj të tjerëve.


EMISIONET