Kryemadhi dënon sulmin ndaj gazetares: Bandat dhe krimi, këmbëkryq në Shqipëri

Kryemadhi dënon sulmin ndaj gazetares: Bandat dhe krimi,

Takimin e parë me kordinatorët pas rikthimit nga pushimet, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e nisi me dënimin e sulmit ndaj gazetares Klodiana Lala.

Kryemadhi: Shprehim jo vetëm solidaritet por edhe mbështetjen e plotë ndaj gazetares Klodiana Lala dhe familjes së saj e cila nuk është hera e parë që kërcënohet dhe shantazhohet për shkak të detyrës. Por ajo sot ka qenë përballë një dhunë kriminale ndaj saj dhe familjes së saj. Akti kriminal ndaj saj tregon se sot në Shqipëri bandat dhe krimi janë ulur këmbëkryq dhe kurajo e tyre ka kaluar çdo kufi njerëzor.

Për Kryemadhin, plumbat në pragun e shtëpisë së Lalës ishin në pragun e shtëpisë së çdo shqiptari.

Teksa i ofroi mbështetjen, Kryemadhi e ftoi gazetaren të mos tërhiqet nga misioni i saj dhe e vërteta, pasi kjo do të ishte një fitore për krimin dhe bandat.

Kryemadhi: Breshëria e automatikut në pragun e  shtëpisë së Klodiana Lalës nuk është vetëm tek ajo si gazetare por tek të gjithë ne dhe është në pragun e shtëpisë së çdo shqiptari. Breshëria ndaj gazetares ishte sot për çdo polic, çdo prokuror, çdo gjykatës, ishte për opozitën, ishte për gjithë shqiptarët. Këtij realiteti kriminal ka vetëm një mënyrë për t'iu përgjigjur, që është bashkimi frontal ndaj bandave, krimit të organizuar dhe drogës që po helmon çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe familjen shqiptare. 

I them Klodit të mos tërhiqet, sepse çdo tërheqje është fitore për ta. Është e vështirë të përballesh e vetme sepse e dimë se në momente të vështira shumë herë ngelesh vetëm, por duke qenë të gjithë bashkë ne do të jemi më të fortë përballë një numri të vogël kriminelësh që kanë marrë peng shtetin.

Shantazhet ndaj gjyqëtarëve dhe prokurorëve, shantazhet ndaj administratës, kërcënimet ndaj biznesmenëve dhe bizneseve, kërcënimet ndaj qytetarëve për tjetërsimin e votës, kërcënimet dhe shantazhet ndaj deputetëve do të vazhdonin tashmë dhe do ti kishim prezente dhe me plumba ndaj gazetarëve të terrenit apo gazetarëve që nuk pranojnë kompromis. Jemi në mbështetje ndaj të gjithë atyre gazetarëve, terreni dhe studioje, të gjithë atyre zërave të lirë të rrjeteve sociale që flasin dhe janë hapur kundër mendimit ndryshe të qeverisë të cilët përballen me këtë realitet kriminal të orinetuar dhe drejtuar nga kryeministri i drogës Edi Rama, që fillon që nga fyerjet deri tek plumbat e krimit.

Lexoni: Të gjitha lajmet mbi sulmin ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala






EMISIONET