Kryemadhi: Çdo ditë që ikën për Ramën është dhimbje
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me Komitetin Drejtues Kombëtar dhe gratë e kësaj force politike, në Tiranë u shpreh se gruaja është elementi më luftarak i LSI-së dhe askush nuk do guxojë t’i prekë.
Kryemadhi tha se sa më shumë Rama të zgjasë vuajtjet e shqiptarëve, aq më shumë shqiptarët do ta ndëshkojnë atë.
Monika Kryemadhi: Gratë e LSI-së janë elementi më luftarak që ka LSI-ja, dhe ato janë motivimi i të gjithë iniciativës sonë. Gratë tona janë luftëtare dhe nuk do guxojë dot njeri që ti preki edhe me ligj edhe me kanun. Aty ku Rama nuk e pranon ligjin, mos çuditet kur shqiptarët ti përdorin kanunin. Sa më shumë që zgjat agoninë e tij aq më i dhimbshëm do të jetë fundi i tij. Sa më shumë zgjat agoninë e tij aq më shumë revoltohen njerëzit. Sa më shumë do të zgjasi vuajtjet e shqiptarëve aq më shumë shqiptarët do ta ndëshkojnë atë. Prandaj çdo ditë që ikën për Ramën është dhimbje, por më shumë se dhimbje për Ramën është dhimbje për shqiptarët.