Kryetari i Partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News thotë se ka bërë gabim që ka mbështetur Edi Ramën si lider të Partisë Socialiste.
Pjesë nga deklaratat:
Kokëdhima: Kryetari i Bashkisë së Sarandës ka një histori dhe kryetari i Bashkisë së Vlorë ka një histori.
Zheji: Si mund të thotë një kryetar bashkie që jeta ime ka ndryshuar kur kam njohur Ramën.
Kokëdhima: Këto janë çoka nuk janë deklarata naive. Unë kam qenë dëshmitarë i sjelljeve shumë të vështira midis tyre.
Koka: Ju e keni pasur bashkëpunëtor.
Kokëdhima: Unë i kam pasur bashkëpunëtorë. Pse duhet të përgjigjem unë kur një kryetar bashkie nuk qeveris mirë.

/Ora News.tv/