Kryebashkiakja "përplaset" me Prefektin për shkaqet e përmbytjeve në Shkodër

Kryebashkiakja "përplaset" me Prefektin për shkaqet e

Kryebashkiakja dhe prefekti i Shkodrës u përplasën në qëndrime për shkakun e përmbytjes së rreth 300 hektarëve tokë në këtë qark. Për voltana Ademin, gjithcka është pasojë e shkarkimeve të Kontrolluara nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës, por prefekti Çesk Millja ndan një tjetër qëndrim.

Por shkaku që rreth 300 hektarë tokë janë nën ujë, ndau në qëndrime Prefektin dhe kryebashkiaken e Shkodrës që dolën për një inspektim të përbashkët të situatës

Për Voltana Ademin faji është i shkarkimeve nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës, pretendim ky i kundërshtuar nga Prefekti Cesk Millja

Ademi: Për shkak të shkarkimeve dhe kjo është e rëndësishme 

Millaj: Shkarkime nese do bjerë shi dhe do shifni jugut çpo bëhet 

Ademi: Unë sot jam e shqetësuar. Situata e nivelit të ujit, nuk bëhet fjalë për 250 ha por kemi kaluar 350 në këto momente që flasim. 

Duke renditur dëmet që sipas saj janë bërë në zonë, Ademi tha se do të kërkojë dëmshpërblim nga qeveria, edhe pse banorët nuk kanë marrë paratë e përmbytjeve të 6 viteve më parë.

Ademi: Në çdo gjë ne do kërkojmë dëmshpërblimin, kjo është e sigurit. 

Oboti, Gorica dhe Oblika janë fshatrat më të prekur nga përmbytja.

EMISIONET