Qeveria bllokon fondet e Shkodrës, reagon Voltana Ademi: Po dëmtoni qytetarët

Qeveria i ka ndërprerë fondet bashkisë së Shkodrës,  duke tentuar që administrimin e tyre pas 20 gushtit ta ketë në dorë Këshilli i ri bashkiak. Ministria e Financave nëpërmjet Drejtorisë së Thesarit, i ka deklaruar Ademit se mandati i saj përfundon në 20 qershor. Por kryebashkiakja e Shkodrës nëpërmjet një letre drejtuar Misnitrisë së Financave dhe Ekonomisë e cilëson vendimin të pa precedent, ndërsa thotë se veprimet e jashtligjshme nuk bllokojnë kryetaren por qytetarët e Shkodrës.

Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, duket se qeveria ka përdorur instrumentë të tjerë të për të zhveshur nga kompetencat dhe për ti bllokuar ushtrimin e detyrës, kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi. 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka penguar funksionimin e Bashkisë Shkodër përmes bllokimit të procedurave të likuidimit me fondet e veta, mbi shërbimet dhe investimet.

Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit thotë se Voltana Ademit i ka mbaruar mandati ditën e sotme, në orën 16:30.

“Sipas ligjit, Kryetares së Bashkisë i mbaron mandati më datë 20.08.2019, ora 16:30 sipas orarit zyrtar, për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak që duhet të zgjidhë problemin.”

Në këtë situatë, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i  është drejtuar me një shkresë Ministrisë së Financave, dhe në dijeni ka vënë selitë diplomatike kryesore në vendin tonë. 

Ademi i tërheq vëmendjen Ministrisë, duke i cilësuar  veprime të jashtëligjshme që nuk bllokojnë Kryetaren, por qytetarët e Shkodrës.

 “Ju kërkojmë të tërhiqeni sa më shpejt nga një qëndrim i tillë, duke qenë thjesht zbatues të ligjit dhe jo të orientimeve partike-politike që dëmtojnë Shkodrën dhe qytetarët e saj.”

Kryebashjakja e Shkodrës shkruan më tej se në asnjë ligj apo akt nënligjor, nuk është Ministria e Financave që gjykon për mandatin e kryetarit të Bashkisë.

EMISIONET