Policia ishte duke kryer një bastisje pas dyshimeve për drogë, por ata u penguar nga një krokodil mbi 1 metër i gjatë dhe një numër i konsiderueshëm gjarpërinjsh të rrezikshëm.

Zyrtarët u penguan nga krokodili në një nga dhomat e gjumit në pronë së bashku me 16 gjarpërinj të gjallë.

Ndër gjarpërinjtë potencialisht vdekjeprurës përfshinin kobra,  piton, një gjigant i Madagaskarit dhe akoma më tepër një akrep i rrezikshëm, të cilët u gjetën në një pronë në Westcliff-on-Sea, Essex të Britanisë.

Të paktën shtatë gjarpërinj u gjetën të ngordhur.

Inspektori i policisë Steve Nelson, i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Kent dhe Essex tha: 'Zvarranikët u mbajtën në kushte shumë të këqija dhe fatkeqësisht një numër kishte ngordhur". 

"Si oficerë, ne zbulojmë shumë gjetje të ndryshme gjatë hetimeve tona dhe këto janë ndër më të pazakontat". 

"Ata që mbijetuan tani janë në kujdesin e qendrës së shpëtimit të Reptileve RSPCA në Brighton.

"Ne po punojmë së bashku me bamirësinë si pjesë e hetimit për mënyrën se si këto kafshë të egra dolën për t'u mbajtur në kushte të tilla".

Një burrë 36-vjeçar nga Basildon, Essex, u arrestua me dyshimin për prodhimin e kanabisit pas një bastisjeje në një njësi industriale, teksa mbante një kafshë të rrezikshme pa licencë dhe për mizori ndaj kafshëve.

Ai u lirua me kusht deri më 13 shkurt, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

/Ora News.tv/