Kroacia shkroi historinë mbrëmjen e së mërkurës pasi arriti që të mposhtë Anglinë me rezultatin 2:1.

Kroacia arriti që të sigurojë finalen e Kupës së Botës për herë të parë në historinë e saj.

Herojtë e kësaj përballjeje ishin Ivan Perisic dhe Mario Mandzukic që iu përgjigjen një super goli të Trippier.

Ndeshja është ndjekur nga tifozët në Rusi.

Tifozët kroatë kanë festuar fitoren deri vonë në rrugët e Moskë, ndërsa tifozët anglezë u larguan të zhgënjyer.

/Ora News.tv/