Kriza në Kushtetuese, 20 kandidatë paraqesin dosjen në Presidencë, 1 në Kuvend

Kriza në Kushtetuese, 20 kandidatë paraqesin dosjen në

Presidenti  ka mbyllur garën për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Burimet pranë këtij institucioni,  i thanë Ora News se kanë shprehur interes 20 kandidatë, të cilët kreu i shtetit në bazë të kushtetutës dhe ligjit për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, i referon për vlerësim pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 

Në bazë të procedurës ligjore, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda 5 ditëve nga dita e publikimit të listës së kandidatëve, thërret mbledhjen që shqyrton plotësimin e kushteve dhe të kritereve ligjore nga kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në bazë të ligjit  KED, pas vlerësimit të kushteve dhe të kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve nga zhvillimi i mbledhjes, harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçanta, ndërsa presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e saj emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës.

Në rast se presidenti nuk merr vendim  brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës  ligji parashikon se  kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë edhe Kuvendi  është në procedurë për përzgjedhjen e një anatari të Gjyktës Kushtetuese, duke lënë një afat deri në 15 mars për aplikantët, por dëri në këto momentë mësohet se interes ka shprehur vetëm një kandidat.

Gjykata Kushtetuse sot ndodhet në ngërç, për shkak të dorëheqjes së disa anëtarve. Trupa e Gjyaktës sot ka 6 gjykatës në detyrë ndërsa vetëm 5 prej tyre janë të mandatar, pasi gjyqtares Vitore Tusha,  i ka përfunduar mandati.

Por pavarësisht se institucionet e ngarkuara me kushtetutë kanë nisur procedurat, duket se vettingu  do ta mbajë pezull plotësimin  e  vakancave  dhe si rrjedhojë funksionimin e  Gjykatës Kushtetuese.  Gjykata e lartë prej 16 janarit të vitit 2017, e ka hapur  procedurën  për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës kushtetuese dhe i ka përcjell KED-së tre emra për vlerësim. Kjo trupë nuk ka marrë vendim pasi  ka një interpretim  se ky institucion nuk mund të veprojë pa kaluar vetë më parë në  vlerësim.

EMISIONET