Kriza e rezultateve, presidenti i Olympiacos "shkatërron" ekipin

Kriza e rezultateve, presidenti i Olympiacos "shkatërron" ekipin

Skuadra greke e Olympiacos nuk po kalon një sezon të mirë dhe barazimi i arritur të dielën përballë Levadhiakos-it, ishte pika që derdhi gotën. Kjo situatë ka detyruar presidentin e Olympiacosit, Evangelos Marinakis të gjobisë skuadrën me 400 mijë euro, ndërkohë që për pjesën e mbetur të sezonit ka vendosur të hedhë në fushë ekipin e të rinjve.

Do ta ndërtoj Olympiacosin nga e para dhe do ta bëj skuadrën që ne ëndërrojmë. Ju interesojnë vetëm paratë dhe makinat e shtrenjta, jo interesat e klubit. Ju paguaj milionat, sepse i keni cilësitë, por për shkakun tuaj kam larguar tre trajnerë. Faji në këtë rast është vetëm juaji.”-thuhet në njoftimi i klubit grek.

Një nga trajnerët e shkarkuar nga presidenti i Olympiacosit ishte Besnik Hasi. Marinakis, që është pronar edhe i Nottingham Forest në Angli, sqaroi se nga 400 mijë euro gjobë, 200 janë për barazimin me Panathinaikosin, ndërsa 200 mijë të tjera për barazimin e fundit 1-1 kundër Levadhiakosit. Sipas tij, kjo shumë do të investohet të futbollistët e U-20, që së bashku me disa lojtarë që u kanë shpëtuar kritikave, do të mbyllin sezonin.

Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi, bardhekuqtë klasifikohen në vendin e tretë, me 6 pikë më pak se kryesuesit e AEK-ut dhe një më pak se PAOK-u i vendit të dytë.

EMISIONET