Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka paralajmëruar se do të mbyllë kufitë e vendit të tij, nëse Gjermania mbyll kufirin e saj jugor, në përgjigje të krizës së emigrantëve.

Ky kërcënim vjen pas takimit në Bruksel të shumicës së krerëve të vendeve të BE, për të diskutuar mbi politikat e reja të krizës së emigrantëve, shkruan Daily Mail.

Kancelari Sebastian Kurz tha se ai do të ishte gati dhe do të bënte gjithçka të nevojshme për të mbrojtur kufijtë, nëse Horst Seehofer, ministri i brendshëm i Gjermanisë, do të vazhdojë me planet për të mbrojtur kufirin jugor të vendit të tij.

Seehofer ka premtuar të mbyllë kufirin jugor të Gjermanisë për emigrantët, nëse kancelarja Angela Merkel nuk gjen zgjidhje për krizën deri në fund të qershorit.

Kjo mosmarrëveshje brenda koalicionit gjerman ka shkaktuar shqetësime brenda BE-së që do të ketë një efekt domino të vendeve anëtare që shtrëngojnë kufijtë e tyre.

Austria ka sugjeruar që Shqipëria të mund të përdoret për të trajtuar emigrantë të paligjshëm jashtë BE-së përpara se t'i dërgojë ato "në vendet e tyre të origjinës sa më shpejt që të jetë e mundur", shkruan më tej tabloidi Daily Mail.

Kancelari Kurz konfirmoi se Austria po punon me Danimarkën dhe vendet e tjera për të gjetur një zgjidhje për krizën e migracionit që përfshin anëtarët jashtë BE.

/Ora News.tv/