Veprimtaria e Gjykatës administrative e ngritur në nëntor të vitit 2013 për ti dhënë zgjidhje mosmarrëvshjeve mes individit dhe shtetit nuk ka dhënë efektet e duhura për biznesnin. Themelimi i saj shihej si një mundësi për zgjidhjen e çështjeve të sipërmarrjeve në një kohë sa më  të shkurtër. Konfindustria në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Fondacionin Gjerman "Friedrich Ebert" ka kryer vëzhgimin për efektivitetin e punës së Gjykatave Administrative në shkallë vendi në vitin 2014  dhe nga ky vëzhgim është konstatuar se 80 % e bizneseve janë të pakënaqur nga shpejtësia e gjykimit. Nga studimi i realizuar  del se nga numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara në gjykata vetëm  54% e tyre janë dhënë brenda afatit 3 mujor nga Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë në nivel vendi. Nga Gjykata e Apelit brenda afatit 3 mujor nga regjistrimi i çështjes janë dhënë vetëm 24% e vendimeve. Ndërsa vlerësohet, se numri i çështjeve për të cilat është dhënë vendim brenda afatit ligjor prej 45 ditësh është pothuajse i papërfillshëm. Viti 2014 ishte viti i parë i punës së Gjykatave Administrative. . /Oranews.tv/  

/Ora News.tv/