Kristal Abazaj është një futbollist i Skënderebut. Lojtari ka mbyllur marrëveshjen me korçarët dhe ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare e cila do të hyjë në fuqi duke filluar nga muaji Qershor. Klubi korçar në akord të plotë me Luftëtarin dhe gjithashtu me 21 vjeçarin elbasanas  ka vendosur që të mos ja shkëpusë futbollistin gjirokastritëve që në merkaton e Janarit, por duke parë situatën e bluzinjve ta lejojë lojtarin të aktivizohet me jugorët deri në mbyllje të edicionit.

Gjithçka tashmë është konkluduar me sukses dhe Abazaj është zyrtarisht një lojtar i 6 herë kampionëve të Shqipërisë, pavarësisht se aventura e tij me fanellën bardhekuqe do të nisë me shumë mundësi në kupat e Europës.

Megjithatë ekziston edhe një alternativë shumë e rëndësishme, ka gjasa që anësori të mos luaj më Skënderbeun, por klubi korçar sapo të përfitoj kartonin ta shesë atë në një klub europian, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, një mundësi që si vetë Skënderbeu gjithashtu edhe lojtari  e shohin me sy pozitiv.

/Ora News.tv/