Manchester United është e gatshme për të përfituar nga situata jo shumë e mirë mes Cristiano Ronaldo dhe presidentit të Realit të Madridit, Fiorentino Perez për ta rikthyer në "Old Trafford" 5 herë fituesin e "Topit të Artë".

Sipas tabloidit anglez "Mirror", në javët e fundit Ronaldo e ka vizituar shumë Anglinë, ku ka nisur dhe studimin e terrenit për të gjetur shkollën për djalin e tij. Cristiano Ronaldo Junior.

Djajtë shfaqën interes  për të firmosur me portugezin dhe në merkaton e verës, por klauzola e lartë nuk la shumë vend për ta konkretizuar.

/Ora News.tv/