Thuhet se çdo gjë e ka një herë të parë dhe për Villareal-in ky viti është ai i së parës. "Nëndetësja e verdhë" ka prekur për herë të parë fundit, teksa pas barazimit 1-1 të Atletiko Bilbao kundër Real Valladolid është katapultuar në zonën e ftohtë të La Liga.

Të besuarit e Calleja Revilla Javier ndodhen në këto pozita për herë të parë që prej promovimit të tyre në elitë, pra që prej vitit të largët 1998. Megjithatë, në favor të tyre është ndeshja e prapambetur me Realin e Madridit, dhe të paktën një pikë nga ai takim, i programuar për tu luajtur më 3 janar të vitit të ardhshëm do i zbardhte faqen.

Por kjo nuk e zbreh dhimbjen në kampin e verdhë, pasi këto do të jenë Krishtëlindjet e para në këtë pozicion, diçka që nuk ndodhte prej 20 vitesh.



/Ora News.tv/