Nuk ka jave qe publiku shqiptar mos perballet me skena te krimit te cilat fillojne nga jeta e nendheshme dhe deri ne zemer te qeverisjes. 

Pas ringjalljes se çeshtjes Babale, shtatori solli rastin Xhisiela dhe vazhdoi me vrasjen ne Bllok, ku emri i kengetares Elvana Gjata ishte me shume per te mbytur emrat e dy eksponenteve te undergroundit kryeqytetas, Elvis Martinaj dhe Ervin Mataj. 

Tashme nuk flasim per emra te panjohur qe bejne krime brenda familjes ne periferi te Shqiperise por per zemren e kryeqytetit. 

Diten e djeshme kryeministri Rama e quajti ceshtjen Babale si tentative per rrezimin e qeverise nisur nga fakti se nje laborator e kishte nxjerre pergjimin e bisedes mes Agron Xhafajt dhe Babales si te pavlefshem. Nderkohe opozita nxjerr nje pergjim te ri ne te cilin Fredi Alizoti pergenjeshtron ato qe kishte permendur ne pergjimet e tij te zbardhura nga prokuroria e krimeve te renda. Nje personazh sa i paqendrueshem aq dhe problematik, po sjell rrotull skenen politike shqiptare.  

Gjithe kesaj i shtohet perplasja mes bandave ne qender te bllokut ku nje komando ne sherbim, me saktesi kirurgjikale vret agresorin dhe plagos dy miq te tij. Pertej spektakolaritetit te krimit, prania e nje punonjesi te shumedekoruar te shetit ne nje sherr te banal, e rendon situaten. Tirana e sotme ngjan me Beogradin e viteve ‘90-te ku funksionare qeveritare akuzoheshin per bashkepunim dhe trafiqe me veterane parmilitare te luftrave etnike te Kroacise dhe Bosnjes. 

Politikane qe ju permendet emri per miqesi me kriminelet; dhe politikane qe sa here ka perplasje me arme mes bandave shqetesohen per emrin e viktimave, kane ne mes nje polici te çorientuar. Forcat e rendit pervec goditjeve te krimit iu duhet te perballen me goditjet e politikes e cila nuk i kursen. 

Ne krah tjeter sistemi i drejtesise ne procesin e vetingut eshte pothuajse i paralizuar. 

Dhe te fundit jane shqiptaret te cilet pyesin veten nese ja vlen te rrish me ne kete vend? Mjeke, informaticiene dhe ai qe quhet truri i nje kombi ka kohe qe iken heshturazi. Ndersa ata qe kane mbetur pyesin: Si do veje halli yne?


/Ora News.tv/