Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka publikuar në twitter shifrat e krimit në Tiranë, duke i krahasuar ato me kohën kur Basha ishte ministër i Brendshëm, ndërsa i referohet edhe një shkrimi të "Forbes" që thotë se Tirana është qyteti më i sigurt në Europë.

Ai thotë se Lulzim Basha ka qenë një ish-ministër i paaftë.

"Shpifje dhe e pavërtetë! Lulzim Basha, ish-ministri më i pa aftë deklaroi se: “krimi është më i fortë se kurrë, forcat e rendit dhe organet e ligjit janë më të shpartalluara, më të dobëta se kurrë”, shprehet Xhafaj.

Ministri i Brendshëm thotë se qeveria i ka shpallur luftë pa kompromis grupeve kriminale.

"Luftë pa kompromis ndaj këtyre grupeve kriminale, të skeduara tashmë. “Forca e Ligjit” vepron e do vazhdojë të shënojë rezultate, pa kompromis ndaj të gjitha grupeve kudo janë e çfarë janë. Shihni Tiranën kyeqytetin tonë! E vërteta flet me shifra më shumë se me fjalë", shkruan Xhafaj.


/Ora News.tv/