Krimet mjedisore, Klosi: Kryetarët e bashkive do ndëshkohen me gjobë

Krimet mjedisore, Klosi: Kryetarët e bashkive do ndëshkohen me

 Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi paralajmëroi nga Shkodra Kryetarët e Bashkive se do të ndëshkohen me gjoba nëse lejojnë krimet mjedisore. Në Shkodër Klosi ishte në kuadër të projektit për rehabilitimin e venddepozitimeve të mbetjeve urbante të cilat do të kthehen në parqe.

5 depozitime urbane te jashtëligjshme qe gjendet sot ne Shkodër do t’i nënshtrohen rehabilitimit. Premtimi u be nga ministri i mjedisit Blendi Klosi i cili i quajti “krim mjedisor” këto depozitime. Ai nuk kurseu paralajmërimin për kryetaret e bashkive se do te ndëshkohen me gjoba personale nëse situata nuk ndryshon.

Klosi: Në rast se bashkitë nuk do të ndërmarrin procesin ligjor të dhënies së këtyre vend depozitimeve në menaxhim ne do të kërkojmë vendosjen e masave dhe po ashtu penalizimi të kryetarëve të bashkive.

Klosi ishte në Shkodër ku mori pjesë në mbjelljen e 120 fidanëve tek “Varrezat e Dëshmorëve” të mundësuara nga agjencia rajonale e mjedisit, ndërsa tha se do të mbillen edhe 1000 të tjerë në Shkodër.

Klosi: Rehabilitimi nuk mjafton. Në Shkodër do të rehabilitojmë 5 vend depozitime ilegale të mbetjeve urbane.

Në Shkodër pikat më problematike në hedhjen e inerteve janë ato përgjatë brigjeve të Lumit Kir dhe kufiri mes Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, ku ndonëse institucionet kryesore ishin përkrah ministrit, deri më tani kanë qenë thuajse inekzistente në marrjen e masave për parandalimin apo gjobitjen e subjekteve përgjegjëse.

EMISIONET