Gjykata për Krime të Rënda i ka dhënë kohë 2 javë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratit, procesi ndaj të cilit pritej të niste gjatë ditës së sotme.

Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës.

Seanca e radhës do të mbahet në 2 maj, ora 9:00.

Kujtojmë se Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

/Ora News.tv/