"Krim lufte që do të varroste çdo shans për paqe", vendet arabe kundër Netanyahut

"Krim lufte që do të varroste çdo shans për

Vendet arabe kanë dënuar planin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të aneksuar një pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar.

Të martën, Netanyahu u zotua të zbatojë sovranitetin e Izraelit mbi Luginën e Jordanisë dhe veriun e Detit të Vdekur nëse ai rikonfirmohet si kryeministër i Izraelit pas zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen javën e ardhshme.

Zyrtarët në Jordani, Turqi dhe Arabia Saudite kritikuan ashpër njoftimin.

Lidhja Arabe denoncoi "zhvillimin e rrezikshëm" si "agresion".

Diplomati palestinez Saeb Erekat tha se një veprim i tillë do të ishte një "krim lufte" që do të "varroste çdo shans për paqe".

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967, por nuk e kishte bërë aneksimin.

Netanyahu, i cili udhëheq partinë e krahut të djathtë Likud, po bën fushatë përpara zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen të martën e ardhshme.

Sondazhet sugjerojnë se Likud është në nivele të përafërta me partinë opozitare Kaltër dhe Bardhë, dhe mund të ketë vështirësi për të formuar një koalicion qeverisës.

Palestinezët e pretendojnë gjithë Bregun Perëndimor, si pjesë e një shteti të ardhshëm të pavarur.

Netanyahu ka këmbëngulur më parë që Izraeli gjithmonë do të mbante një prani në këtë rajon për qëllime të sigurisë.




EMISIONET