Rreth 44 pjestarë të partive joparlamentare, aktivistë të shoqërisë civile dhe studentët krijuan të hënën një aleancë që mbron të drejtat e tyre. Ndër të tjera aleanca synon të ofrojë zgjidhje për disa nga problemet ekonomike dhe politike të vendit.

Disa parti joparlamentare, aktivistë të shoqërisë civile, protestues dhe studentët kanë vendosur krijimin e një aleance që mbron interesat e tyre.

Aleanca që mori firmat e 44 pjesmarrësve synon ndërtimin e një platforme për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe politike.

Aleanca u bën thirrje shoqatave apo edhe partive të tjera joparlamentare t`i bashkohen nismës së tyre.

Pjesëmarrësit vendosën unanimisht të mos marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit për tu distancuar nga opozita ndërsa u shprehën se as me mazhorancën nuk do të ketë bashkëpunim.

/Ora News.tv/