Dy prova mjekësore tregojnë një trajtim të ri për parandalimin e migrenës duke zvogëluar numrin e sulmeve që pëson cdo njeri i prekur nga sëmundja.

Rreth 50% e njerëzve që u morën në studim përgjysmonin numrin e sulmeve të migrenave që kishin cdo muaj.

Trajtimi është i pari i projektuar posacërisht për parandalimin e migrenës dhe përdor antitrupa për të ndryshuar aktivitetin e kimikateve në tru.

Prova të mëtejshme do vlerësojnë efektet afatgjata për trajtimin e migrenës. Studimet kanë treguar një kimikat në tru, i cili është peptid i lidhur me gjenet që shkakton dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj tingullit dhe dritës.

Janë krijuar dy antitrupa për rastet e migrenës episodike dhe kronike. Trajtimi i parë sjell një antitrup, i quajtur ‘erenumab’ që është provuar në 955 pacientë me migrenë episodike, e cila ia zvogëloi numrin e dhimbjeve në tetë ditë në muaj.

Ndërsa për rastet e migrenës kronike është krijuar antitrupi ‘fremanezumab’ që është provuar në 1.130 pacientë, 41% e të cilëve përgjysmuan numrin e sulmeve në krahasim me ata që nuk trajtoheshin.

Dihet se një në shtatë njerëz në të gjithë botën jetojnë me sëmundjen e migrenës, e cila është tre herë më e shpeshtë te femrat. Një studim nga ‘The Migraine Trust’ tregon se janë mbi 190 mijë sulme nga migrena cdo ditë në Britani.

Nëse dhimbjet e kokës janë më pak se 15 ditë në muaj,  quhet migrenë e përkohshme. Ndërsa nëse ndodh më shumë se 15 ditë klasifikohet si migrenë kronike.

/Ora News.tv/