Shkencëtarët kanë qenë në gjendje që të parashikojnë sesi pacientët me kancer do ti përgjigjen terapisë duke prodhuar versionet miniaturë të tumoreve të tyre në laborator.

Ata thonë se studimi i ri mund të çojë në trajtime më të 'zgjuara, këndshme dhe efektive', raporton BBC News.

Studimi i botuar në revistën Science, ishte 100% i saktë për të treguar se cilat nga ilaçet nuk do të japin efekt dhe kjo do ti kursente pacientëve efekte anësore të panevojshme.

Mini-tumoret mund të jetë gjithashtu një mënyrë e fuqishme për të testuar ilaçet e reja.

Biopsi i 71 pacientëve me kancer të avancuar është marr dhe më pas u prodhua në organe kanceroze në miniaturë 3D në laborator.

Ritja e "organoideve" është një teknikë relativisht e re shkencore, madje edhe truri i vogël është bërë në laborator.

Hulumtuesit trajtuan çdo organ në miniature me të njëjtat ilaçe që mjekët i dhanë pacientëve në klinikë.

Rezultatet treguan:

1. Nëse ilaçet kanë dhënë efekt në organoidet, atëherë ka dhënë efekt edhe në 80% të kohës tek pacientët.

2. Nëse ilaçet dështojnë tek organoidet, ai dështoi 100% të kohës tek pacientët

Dr. Nicola Valeri, nga Instituti i Kërkimit të Kancerit në Londër, tha: "Për herë të parë ne provuam që këto organoide jo vetëm që i ngjanin biologjisë së kancerit metastatik, por edhe pasqyrojnë ato që shohim në klinikë".

/Ora News.tv/