Kreu shqiptar i grupit të drogës dënohet me 22 vite burg pa e ditur!

Kreu shqiptar i grupit të drogës dënohet me 22 vite burg pa e

U dënua me 22 vjet burg për shkak se u konsiderua organizatori dhe promotosi i një grupi kriminal i përfshirë në trafikun e drogës, kokainë dhe heroinë, krime të kryera deri në fund të qershorit 2006.

Ai konsiderohet si kreu i organizatës, korrierët e të cilit u bllokuan nga policia në zona të ndryshme të Italisë, si në Milano, Firence dhe Reggio Emilia.

Sasia e konfiskuar e drogës ishte e madhe; 10 kg heroinë, 2 kg kokainë dhe një kilogram hashash.

Por, ai kurrë nuk ka pasur dijeni për gjykimin dhe dënimin përkatës të dhënë nga gjykata e shkallës së parë dhe i konfirmuar në apel. Por tani, ka një gjykim të ri për 38 vjeçarin shqiptar me iniciale F.A, i cili aktualisht jeton në Shqipëri.

Gjykata ka pranuar kërkesat e avokatit të 38 vjeçarit, midis të cilëve edhe një proces i ri gjyqësor.

Mediat italiane shkruajnë se në veprimtarinë kriminale kanë qenë edhe vëllezërit e tij.

Hetuesit kanë vënë në dukje se 38 vjeçari "ishte i kujdesshëm për të mos shkuar përsëri në Itali, për shkak se ishte në dijeni të urdhrit të lëshuar ndaj tij"- kjo e faktuar nga përgjimet, të cilat zbuluan se "ata i dinin arrestimet dhe janë angazhuar për të mbledhur të hollat për të paguar avokatët për të arrestuarit e tjerë".

EMISIONET