Kreu i kishës arrestohet për përdhunimin e fëmijëve

Kreu i kishës arrestohet për përdhunimin e fëmijëve

Udhëheqësi i një organizate ndërkombëtare fetare është ndaluar në SHBA me akuzat për trafikim të qenieve njerëzore, përdhunim të fëmijëve dhe krime të tjera.

Naason Joaquin Garcia, kreu i kishës La Luz del Mundo (The Light of the World), u arrestua në aeroportin e Los Angelos, thanë prokurorët e Kalifornisë.

Garcia, i njohur ndryshe si  "Apostulli" nga dishepujt e tij dhe tre femra tjera përballen me 26 akuza.

La Luz del Mundo tha se ishte i bindur se Garcia do shpallej i pafajshëm.

Organizata, e cila ka selinë në Meksikë, thotë se ka pagëzuar më shumë se pesë milionë njerëz rreth globit. Ndërsa pretendon se ka të paktën 1.8 milionë ndjekës vetëm në Meksikë.

Megjithatë, vetëm 188.326 njerëz kanë deklaruar fenë e tyre si Luz del Mundo.

Në vitet e fundit, ndikimi i kishës është përhapur në SHBA, veçanërisht në pjesë të Kalifornisë me popullsi të madhe hispanike.

Në një deklaratë, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Xavier Becerra tha se Garcia, një shtetas meksikan dhe të tre gratë kryen 26 krime në Kaliforninë e Jugut midis viteve 2015 dhe 2018.

Akuzat përfshinë trafikimin e qenieve njerëzore, prodhimin e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve dhe përdhunimin me forcë të të miturve.

Të pandehurit akuzohen për detyrimin e vajzave nën moshë për kryerjen e akteve seksuale.

Raportohet se ata u thanë vajze se nëse do të shkonin kundër dëshirave të "Apostullit" do të shkonin kundër Perëndisë.

EMISIONET