Kreu i FFK-së: Mjetet piroteknike nuk e dëmtojnë vlerësimin e UEFA-s

Kreu i FFK-së: Mjetet piroteknike nuk e dëmtojnë vlerësimin

Kryetari i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi në një intervistë për "Promenadë vere" ka folur edhe për hedhjen e mjeteve piroteknike nga tifozët e Dritës. Ai gjatë intervistës se tij ka thënë se kjo gjë mund të potencohet në raport, por vetëm do të raportohet për sjelljen e tifozëve.

“Pavarësisht se janë të ndalueshme, shpesh tifozët i fusin ato brenda. Nuk besoi që kjo do të ndikojë në vlerësimin e aspektit taktik të UEFA-s”,-ka thënë Ademi.

Sipas tij, për të ka qenë befasi pasi që ai ka pasur takim me tifozët e të dyja palëve dhe ishte premtuar që kjoo gjë mos të ndodhte. /GazetaExpress/



EMISIONET