Drama 'Kreditorët' u ngjit në skenën e teatrit të Korçës si një mesazh për gratë këtë fundjavë pas festës ndërkombëtare të 8 marsit. Vepra e shkruar 130 vjet më parë duket më aktuale se kurrë, ndaj aktorët e regjisorja theksuan rolin ndërgjegjësues për gruan në kërkim të lirisë dhe kundër çdo forme të dhunës që mbizotëron ende në shoqërinë tonë.

E shkruar 130 vjet më parë, drama “Kreditoret”, e August Strindberg është më aktuale se kurrë edhe në Shqipëri.

Ndaj në Korçë, shfaqja, u ngjit në skenën e teatrit 'Andon Zako Çajupi' si një mesazh këtë fundjavë që pasoi ditën ndërkombëtare të gruas

Laert Vasili, aktor: Ne do të dëshironim që kjo shfaqje të ndërgjegjësonte femrën shqiptare, e cila të ndihej e lirë. 

Në 90 minuta aktorët Helido Fino, Luli Hoxha, Laert Vasili dhe Tringa Shala zbërthejnë krisjen e marrëdhënies në çift.

“Kreditorët”, është një shfaqje që trondit mekanizmin e njeriut të sotëm, grushton brenda shpirtit bosh të njeriut bosh.

Luli Hoxha, regjisore: Është marrëdhënia dhe trinomi familjar burrë-grua-burrë, ku gjithsecili i kërkon llogari tjetrit"

Shfaqja u mirëprit nga publiku artdashës korçar, ku në sallë ra në sy prania e shumte e grave dhe vajzave që e duartrokitën për disa minuta për të treguar se mesazhi i veprës ishte përcjellë.

/Ora News.tv/