Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News thotë se ka deputetë me pasuri 14 mln euro pa punuar një ditë.

KrasniqiDuam monitorim më të madh nga Brukseli. Do kemi një sistem lokal dhe qëndror më të monitoruar. Me vettingun ne po i kontrollojmë gjyqtarëve e prokurorëve edhe faturat personale të pushimit, apo të biletës së ndeshjes, dhe për këtë kemi pushuar tre gjyqtarë. Imagjinoni sikur të kontrollojmë pasurinë e politikanëve. 

 Unë po shoh këto ditë deklarimet e pasurisë së deputetëve. I besoj shumë deklaratës që dha Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë, nëse do i përmbahet ku tha se për herë të parë nuk do të ndjekim short por do i kontrollojmë të gjithë pasuritë.

Unë kam kontrolluar 4 dosjet e para dhe e kam lënë. Sepse njëri kish 13 mln euro dhe tjetri 14 mln euro dhe nuk kishte punuar tërë jetën çfarë ti them unë atij. Dhe unë shkoj e i kërkoj qytetarit në periferi nëse ka paguar ujë e drita?! Ne i kemi në Parlament. Për 45 ditë kërkoji atyre më jepni burimet si e keni bërë këtë pasuri dhe Shqipëria pastrohet për 5 minuta. Kjo është reforma e madhe dhe këtë nuk mund ta bëjmë ne, nëse nuk e bëjnë ndërkombëtarët. Siç e bënë djertësinë.

/Ora News.tv/