KQZ rrëzon Bindjen, zgjedhjet në Tiranë e Shkodër të rregullta

KQZ rrëzon Bindjen, zgjedhjet në Tiranë e Shkodër të

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar edhe dy kërkesat e fundit të Bindjes Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës dhe Shkodrës.  4 anëtarët e majtë në Komision theksuan se ankimimi nuk bazohet në fakte, ndërsa gjatë mbledhjes nuk munguan debatet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rrezoi për mungesë provash kërkesën e Bindjes Demokratike për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 30 qershorit për bashkinë e  Tiranës dhe Shkodrës.

Përfaqësuesi ligjor i Bindjes Demokratike,Fabian Topollaj, tha se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve refuzon transparencën, ndërsa tha se në shkelje të ligjit anëtarët e KZAZ-ve në Shkodër ishin në konflikt interesi, duke folur me emra konkretë.

Por nënkryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba, tha se ankimimet janë të pabaza, ndërsa sipas tij gjithçka bëhet për të njollosur procesin.

Debatet nuk munguan as mes kryetarit Klement Zguri dhe nënkryetarit Biba. Zguri tha se mbetet shqetësim denoncimi se rezultojnë më shumë vota se votues, ndërsa e cilësoi të pakuptimtë vendimin e KQZ-së për të mos hapur kutitë e materialeve zgjedhore.

Bindja Demokratike bëri 41 ankimime për zgjedhjet, por të gjitha u rrëzuan.

EMISIONET