KQZ i përgjigjet kryebashkiakëve të PD: Mos cënoni KZAZ-të!

KQZ i përgjigjet kryebashkiakëve të PD: Mos cënoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur 26 kryetarëve të bashkive që nuk pranojnë zhvillimin e zgjedhjeve, me kërkesën për të krijuar të gjitha mundësitë për zhvillimin e votimeve në 30 qershor.

Drilona Hoxhaj: Sot, kryetaret e bashkive Mat, Kamëz, Kavajë, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Delvinë, Shkodër, Tropojë, kanë kërkuar shkresërisht lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur selitë e KZAZ-ve dhe Vendet e Numërimit të Votave, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve ose heqjen tyre nga ambjentet e shkollave që janë në administrim të bashkive.

Gjithashtu, edhe kryetarët e bashkive Peqin dhe Përrenjas, kanë ndërmarrë veprime përmes të cilave nuk po lejojnë KZAZ-të të ushtrojnë detyrat e tyre në ambjentet e selive të KZAZ-ve apo VNV-ve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa dhe veprime janë në shkelje flagrante të dispozitave të Kodit Zgjedhor, parimeve të përgjithshme të tij, dhe i ngarkojnë kryetarët e këtyre bashkive me përgjegjësi penale dhe administrative sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Madje zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj theksoi se është Kuvendi që detyron vazhdimin e procesit të zgjedhjeve.

Drilona Hoxhaj: Ka kërkuar që KQZ të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019,

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i bën thirrje dhe kërkon reflektimin të menjëhershëm për të mos penguar apo cënuar punën e KZAZ-ve në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave të tyre, pengesa të cilat ndikojnë në punën e KQZ-së mbarëvajtjen  e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Në rast të mosreflektimit pas këtij komunikimi, vijimit të qëndrimeve apo veprimeve në cënim të punës për administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, KQZ në përmbushje të detyrës dhe përgjegjësive të tij, do të ndërmarrë veprimet sipas përcaktimeve të ligjeve në fuqi, për të shmangur çdo pengesë apo qëndrim që tenton të cënojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Por kundër deklaratës së KQZ është shprehur kryetari i këtij institucioni Klement Zguri. Për RTV Ora ai shprehet se deklarata e zëdhënëses se KQZ nuk është Qëndrim i kryetarit të institucionit, por i katër anëtarëve të mazhorancës. Zguri shton se të vetmin qëndrim që ka e ka dhënë në mbledhjen e fundit. Një ditë më parë Zguri kërkoi respektimin e dekretit për anulimin e zgjedhjeve duke u shprehur se tashmë ai është publikuar në fletoren zyrtare.

EMISIONET