KQZ i ka dhënë mandatin edhe tre kandidatëve për deputetë, Halit Valterit, Vasil Sterjofskit dhe Edmond Stojkut.

Halit Valteri është kandidat nga listat e PD në Tiranë ndërsa Stojku dhe Sterjofski  janë kandidatë nga listat e LSI, respektivisht në qarkun e Tiranës dhe Korçës.

Ata priten të betohen në seancën e ardhshme parlamentare.

/Ora News.tv/