Dosja e ish-gjyqtarit në Prokurori, Besnik Imeraj për Ora News: Ka motiv politik

Dosja e ish-gjyqtarit në Prokurori, Besnik Imeraj për Ora News: Ka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kallëzon penalisht në Prokurori ish- anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj i dorëhequr pak javë më parë nga procesi i vetingut.

Në një njoftim zyrtar, KPK bën me dije se ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Mësohet se materialet e dërguara në Prokurori janë të dhënat e dërguara nga momenti i nisjes së vettingut deri në ndërprerjen e këtij procesi.

Ish-gjyqtari Besnik Imeraj i pyetur nga TV Ora Neës tha se padian penale ndaj tij është sulm politike.

"Padia penale është politike, nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Që kur Edi Rama dhe Qeveria po bëjnë kontrollin e gjyqtarëve gjithcka është e qartë. Unë nuk kam asnjë problem me ligjin"

Burime të Prokurorisë së Përgjithshme nuk kanë dhënë detaje në lidhje me kallëzimin e bërë nga KPK  ndaj ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, por thanë se materialet do të përcillen për hetim në prokurorinë kopetente, në rast se bëhet fjalë për korrupsion hetimi kryhet nga Krimet e rënda. Ndërsa në rast se padia është për ceshtjen e deklarimit të pasurisë, hetimi kryhet nga Prokuroria e Tiranës.

Besnik Imeraj prej prillit 2013 ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ligjërisht mandati i tij mbaronte në prill 2022, por ai ka vendosur të  dorëhiqet 4 vite para mbarimit të mandatit në këtë gjykatë.

Të njëjtën procedurë ndoqi edhe ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, për të cilin KPK ndërpreu vetingun, por nuk ka njoftuar nëse ja ka dërguar materialin Prokurorisë së Përgjithshme.

Të mërkurën pritet që KPK të nisë seancën e parë dëgjimore me anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo.

EMISIONET