Prokurori Gentian Ternova në sitën e vettingut, ILDKPI: Ka bërë deklarim të rremë të pasurisë

Prokurori Gentian Ternova në sitën e vettingut, ILDKPI: Ka

Komisioni i pavarur i kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore me Prokurorin e Apelit Gentian Trenova, i cili është njëkohëshit edhe një nga anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi.

Në kuadër të procesit të vettingut, për Trenovën hetimi ishte kryer në të tre komponentët pasurinë, intergritetin, dhe aftësinë profesionale. Por ndërsa integriteti kishte rezutuar pa probleme  komisioni nuk kishte arritur në të njëjtin konkluzion  edhe për dy komponentët e tjerë pasurinë  dhe  anën profesionale.

Trupa gjykuese përbëhej nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici. I pranishëm në seancë ishte edhe Gentian Trenova që shoqërohej nga avokati Saimir Lami.

Relatorja Brunilda Bekteshi deklaron se prokurori Trenova i është nënshtruar procesit me përparësi si anëtar i KED. Bekteshi tha se Trenova ka ndërmarrë veprime fiktive në zyrën e pasurive të paluajtshme, pasi ka shtuar një kat në apartamentin e tij dhe me pas ia ka dhuruar vjehrres.

Sipas relatores Brunilda Bekteshi, hetimi i thelluar mbi pasurinë ka gjetur se Trenova ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë ne lidhje me nje apartament në Tiranë për të cilin ka 2 kontrata . Fillimisht ky apartament kishte vlerën 40 mijë euro ndërsa në kontratën e dytë  është në vlerën e 1.9 milionë lekë ndërkohe që per blerjen e tij prokurori kishte marrë  një kredi ne shumën  28 mije eurove .

Bekteshi: ILDKPKI ka konstatuar se Trenova ka kryer deklarim të rreme. Prokurori Trenova ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer kontroll të thelluar. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka një apartament në rrugën 'Ferit Xhajko', të cilit ia ka ndryshuar pronësinë duke e kaluar në emër të vjehrrit dhe vjehrrës.

Deklarim të rremë në vlerën e 12 mijë eurove

Relatorja Brunilda Bekteshi foli për 2 kursime monetare nga rroga e bashkëshortes dhe 3 depozitë bankare.

Bekteshi: Gentian Trenova disponon dy automjete, një 'Volkswagen' dhe një 'Benz'. Prokurori Trenova disponon dhe dhurata nga të afërmit dhe hua të dhëna nga motra dhe nëna.Gentian Trenova ka bërë deklarim të rremë në vlerën e 12 mijë eurove.

Bekteshi tha se Trenova ka ndërmarrë veprime fiktive në zyrën e pasurive të paluajtshme, pasi ka shtuar një kat në apartamentin e tij dhe me pas ia ka dhuruar vjehrres.

Bekteshi: Lidhur me dhurimet rezultoi se ka mungesë të dokumenteve ligjor që i vërtetojnë.

Në lidhje me kontrollin e figurës, relatorja Brunilda Bekteshi tha se rezulton i përshtatshëm.

Pushoi dy hetime, ndaj një trafikanti droge dhe një prokurori

 Duke u ndalur te aftësitë profesionale të prokurorit të Apelit të Tiranës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka sjellë një rast, kur Gentian Trenova ka pushuar hetimet për pasurinë për një person me inicialet V.L të arrestuar nga policia greke me një sasi të konsiderushme  kanabis dhe një pistoletë. 

Bekteshi: KPK i ka kërkuar barrën e provës për mosfillimin e procedimit e hetimit pasuror për shtetasin V.L. i cili ishte kapur me nje sasi lende narkotike. Shtetasi V.L., është ndaluar nga policia greke me një sasi të konsiderueshme droge. Sipas policise pasuria e këtij personi eshte e vene nga aktiviteti kriminal. Materialet jane derguar te krimet e renda, por subjekti ka vendosur te mos fillojë hetim per kete rast.

Ndërsa rasti i dyte ishte ne lidhje me hetimin e  nje rasti korrupsioni të një tjetër prokurori, ne kete rast kishte  si provë edhe një përgjim telefonik. Për këtë rast prokurori ka mbyllur hetimet, madje subjekti i është drejtuar gjykatës për asgjësimin e materialit, kërkese e pranuar nga gjykata.

Bekteshi: Zoti Trenova ishte caktuar si prokuror edhe ne rastin e nje korrupsioni te nje tjetër prokurori, ne kete rast ka pasur si prove edhe nje pergjim telefonik. Per kete rast subjekti ka mbyllur hetimet, madje subjekti i eshte drejtuar gjykatës per asgjesimin e materialit, kerkese e pranuar nga gjykata.

Pyetje në lidhje me aftësitë profesionale  dhe pasurinë e prokurorit u bënë edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar Teo Teo Jacobs i cili më tej komentoi se këto gjera janë të patolerueshme në çdo vend.  

Vetë prokuroi dha sqarime ne lidhje me gjetjet e KPK-së ndërkohë që kërkoi të merren parasysh  dhe te reflektohen edhe pretendimet e tij.  Komisioni caktoi  datën 20 qershor për të shpallur vendimin.

Trenova është një nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë dhe është i dyti nga KED që kalon procesin e vettingut pas anëtares zëvëndësuese Altina Xhoxhaj, e cila nuk e kaloi procesin e vettingut.

EMISIONET