Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë kanë bërë një pauzë nga bisedimet që po zhvillohen që prej dy ditësh dhe kanë vizituar në malësinë e Kretës vendin ku sipas mitologjisë ka lindur Zeusi.

Ministrat Kotzias e Bushati dhe shoqëruesit e tyre janë pritur me këngë e valle nga banorët e fshatit, ndërkohë që kryetari i bashkisë u ka bërë dhurata simbolike.

Edhe Kotzias edhe Bushati u janë bashkuar për disa çaste valltarëve, ndërsa më pas janë vënë në rolin e spektatorit.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve lokalë, Kotzias bëri një deklaratë, e para që nga dita e premte kur filluan bisedimet greko-shqiptare.

“Me homologun tim, ministrin e jashtëm shqiptar zotin Ditmir Bushati, kemi filluar bisedimet që dje paradite. Do t’i vazhdojmë bisedimet edhe nesër, parfa se të flutojmë për në Bruksel, në mbledhjen e këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së.

Po diskutojmë çështje që janë të hapura dhe duam t’i zgjidhim sot që të zhvillojmë perspektivat për të nesërmen. Në kuadër të kësaj pune intensive dhe pa pushim, vendosëm të vijmë për vizitë në vendin ku lindi Zeusi dhe ku rrëmbeu të bukurën Europë. Në vendin ku në të vërtetë lindi Europa, po punojmë me kolegun tim, ministrin e jashtëm të Shqipërisë. Duam që Shqipëria të bëhet shtet-anëtar i BE-së”, përfundoi ministri i jashtëm grek.

/Ora News.tv/