Kotzias: Ligji i luftës, budallallëk historik. Duhet të hiqet

Kotzias: Ligji i luftës, budallallëk historik. Duhet të hiqet

Ministri i jashtem grek, Nikos Kotzias ka shprehur gatishmërinë e  Athinës për shfuqizimin e ligjit të gjëndjes së luftës me Shqipërinë.

 "Problemin me të madh që ndjejne shqiptarët, është se nuk është shfuqizuar mjaftueshëm zyrtarisht ligji i gjendjes së luftës, Greqia sigurisht do  të përgjigjet . Dhe nuk mund të ketë asnjë pengesë formale, apo një  dyshim formal se të dy vendet janë në gjëndje lufte. Këto janë budallalleqë historike dhe duhet të mbarojme me to", ka deklaruar  Kotzias në një intervistë per gazeten greke Real News.

 Kotzias ka përshendetur vendimet e fundit të Tiranës për varrezat e  ushtarëve grekë dhe për dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit Anastas Janullatos.

 Kotzias paralajmeron kritizeret brenda Greqisë që "të mos kenë dyshime  për permirësimin e marrëdhënieve greko shqiptare dhe dobinë e tyre.

 Kotzias është pyetur dhe për mundësinë që brenda vitit që sapo erdhi të  zgjidhet çështja e marreveshjes për kufirin detar. Por ministri i jashtem  grek është mjaftuar të pergjigjet: "Do të shohim"

Pak ditë më parë në konferencën e fundvitit kryeministri Edi Rama deklaroi:   Nuk ka as sekrete, as konspiracione as gjëra për të fshehur por janë negociata reale me grupe ekspertësh, negociatë intensive. Raundi tjetër është së shpejti në janar në Shqipëri, po negociohet për të mbyllur kapituj që nuk imagjinohet se mund të mbylleshin ndonjëherë që nga ligji i luftës.   Sa i takon vendimit të qeverisë për ndërtimin e varrezave greke, Rama tha se në këtë drejtim nuk ka asgjë të re, thjesht zhbllokim i një procesi të dakordësuar nga qeveria e mëparshme"

Në janar pritet të vijojnë negociatat mes ministrit të jashtëm grek dhe ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. 

EMISIONET