Ora News në Bularat ku ndodhi vrasja, ja çfarë thonë banorët për Kostandin Kacifën

Grupi i xhirimit të Ora News me gazetaren Fjorela Beleshi dhe kameraman Ermal Noka e  Alban Xhokaxhi, ishin në Bularat, ku mori disa dëshmi të banorëve dhe ndoqën nga afër situatën një ditë pas vrasjes. Ata thonë se 35-vjeçari  jetonte në Greqi, ndërsa prej dy ditësh kishte ardhur në Shqipëri, ku edhe jetonte tek prindërit.

BULARAT- Banorë dhe të afërm të Kostandinos Kaçifa, 35-vjeçarit të vrarë nga policia ditën e dielë, (28 tetor) e përshkruajnë atë si person të qetë dhe që shihte punët e veta.

Në vendin ku ai u përplas me armë dhe si pasojë humbi jetën, janë vendosur lule.

Për ngushëllime pranë familjes ka mbërritur thuajse i gjithë fshati.

Për Ora News shprehen se Kostandinos vinte shpesh në Bularat, teksa prej vitesh jetonte dhe punonte në Athinë.

"Nuk ka pasur asnjë problem në fshat, ka qenë djalë shumë i mirë. Ai për mua është hero", tha një banor.

(Ne foto: Vendi ku u vra Kostandin Kaçifa) 

Gjithsesi, banorët refuzojnë të komentojnë ngjarjen, duke deklaruar se nuk kanë qenë në festë.

"Nuk e di si ndodhi, unë isha në shtëpi. Kur më morën nga Athina unë u çmenda", tha një banore.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa, i cili ka dënuar aktin.

Ndërsa në mediat greke nëna e tij e ka konsideruar të padrejtë vrasjen.

Madje ajo akuzon se minoritetit nuk i respektohen të drejtat.

Po ashtu familjarët kanë kërkuar që një përfaqësues i tyre të bëhet pjesë e ekspertizës mjeko-ligjore, duke shprehur dhe mosbesim për ngjarjen.

Sulmi mendohet se ishte paralajmëruar ditë më parë në rrjetin social të tij Facebook, ku shkruante: 

 “Grek Ose Vdekje. Ky është detyrimi i të gjithë ne. Në 28 tetor në Bularat për të nderuar paraardhësit tanë në memorialin përkujtimor", është shprehur ai në postimin e datës 23 tetor 2018.

Ndërsa në një tjetër postim të mëvonshëm ka reaguar dhe mbi bisedimet mes dy Kryeministrave.

"Tsipras dhe Rama bëjnë plane pa pronarin. Për një gjë duhet të jenë të sigurtë. Rinia nuk do të qëndrojë si spektatore. Ata kanë thirrur grekët më 28 tetor për të dërguar një mesazh në këtë drejtim" shkruan ai.

Lexoni më shumë

Klikoni ketu për të lexuar të gjitha lajmet për vrasjen e Kostandin Kaçifas

Administratori i Dropullit: RENEA mund ta kishte kapur të gjallë Kostandin Kacifën

Nëna e Kostandin Kacifas mes lotëve: Pse duhet ta vrisnin djalin tim

Qeveria e Greqisë i përgjigjet Ramës: Tone të ulëta, s'ka nevojë për agresivitet

"Flamuri i Kacifas që solli reagimin shqiptar"


EMISIONET