"Kosovën e pret ndarja, jo njohja dhe anëtarësimi në OKB"

"Kosovën e pret ndarja, jo njohja dhe anëtarësimi në

Edhe nëse do të ishte e pranueshme ndarja e Kosovës dhe shkëmbimi i veriut për Luginën e Preshevës, siç vazhdojnë të pretendojnë disa përkrahës të idesë së “korrigjimit të kufijve”, çka do të mundë t’i sillte kjo marrëveshje Kosovës?

Derisa presidenti Thaçi flet për anëtarësim në OKB dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, ajo që tregojnë burimet ndërkombëtare nuk duket të jetë në të njëjtën vijë, shkruan sot Koha Ditore .

Së pari, nga Beogradi në asnjë moment ende nuk është dëgjuar, as publikisht as privatisht, se Serbia do ta njohë Kosovën e pavarur nëse shkëmbehen territoret.

çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB, siç është përmendur shpeshherë, nuk është një që mund ta vendosë Vuçiç; janë Rusia dhe Kina ato që e bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB, jo Serbia. Rrjedhimisht, një marrëveshje me Serbinë nuk është e thënë se duhet të ndryshojë qëndrimin e Moskës dhe Pekinit.

EMISIONET