Kosovë- Shqipëri të ketë një faturë tatimore, kërkesa e biznesit

Kosovë- Shqipëri të ketë një faturë tatimore,

Biznesi në Shqipëri e Kosovë kërkon nga qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës njohjen e vlefshmërisë së faturave tatimore mes dy vendeve, në kuadër të rekomandimeve të Samitit të Triestes për tregun e përbashkët ballkanik

Shoqata e Eksportuesve të Kosovës dhe Shoqata “Biznesi për Biznesin” firmosën në Kukës një kërkesë të përbashkët drejtuar kryeministrave Edi Rama dhe Ramush Haradinaj ku kërkojnë angazhim direkt në zbatimin e këtij angazhimi.

Sokol Kolgjini, Shoqata “Biznesi për Biznesin”: "Barrierat dhe pengesat që kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë të hiqen një herë e përgjithmonë. Kosova e Shqipëria të funksionojnë si një treg i përbashkët."

Biznesi shqiptar në dy anët e kufirit argumenton se ky vendim do të jepte efekte pozitive në ekonominë e dy vendeve ndaj kërkojnë që të jetë teme e mbledhjes së përbashkët e dy qeverive

Nexhat Hasani, Shoqata e Eksportuesve të Kosovës: Tregu i sipërmarrësve do të zgjerohej në 5 milionë banorë nga tre dhe dy aktualisht. Do të ulet informaliteti pasi fatura tatimore ka vlerën e njohjes respektive në secilin shtet, rrit të ardhurat e sipërmarrësve dhe pagesat në buxhet. Shmang procedurat burokratike doganore duke kursyer kohë ofron kosto më të lirë për të gjithë produktet.

 Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës janë angazhuar për eleminimin e barrierave fiskale mes dy shteteve, mes të cilave edhe heqja e tatimit të dyfishtë, por deri tani në këtë drejtim nuk është bërë asnjë hap konkret

EMISIONET