Kosova, Kosova, Kosova!

Dardanët nuk dinë së ndaluri të surprizuari, teksa pas kombëtares A, rezultat historik ka arritur edhe kombëtarja e 21 vjeçarëve. Kosovarët e vegjël, por të mëdhenj në fushë i dhanë leksione të vërteta futbolli një prej kombëtareve më me emër në Europë, Turqisë. Të besuarit e Rafet Prekazit koleksionuan një tjetër fitore në kualifikueset e Europianit të 21 vjeçarëve.

Xhemajli në limitet e pjesës së parë ndezi egon e Kosovës. Megjithatë, Turqia u mundua të reagojë dhe në prekjen e parë të topit në pjesën e dytë, Dervisoglu vendosi ekuilibrat. Gjithsesi, Daku dhe Kastrati kishin kursyen disa goditje fenomenale, teksa shënuan për 3-1 dhe dërguan sërish në delir Kosovën.

Me këtë fitore, Kosova ngjitet në vendin e parë me 6 pikë, 2 më shumë se Turqia e vendit të dytë dhe 4 më shumë se Shqipëria. Në takimin e radhës, pra atë të tretë, djemtë e Prekazit do të vizitojnë Anglinë, që nuk ka zbritur ende në fushë për këtë fazë eliminatore.

/Ora News.tv/