Kosovë, 30 ditë burg për 3 të arrestuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviç

Kosovë, 30 ditë burg për 3 të arrestuarit për vrasjen e

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditë për të personat e arrestuar që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Tre avokatët e të dyshuarve kanë mohuar pretendimet e prokurorisë, duke thënë se nuk ka dëshmi se klientët e tyre kanë kryer vrasjen, raporton Rtk.

Policia e Kosovës të premten ka njofuar se në lidhje me vrasjen e Ivanovic është në kërkim një shtetas serb me inciale M.R,.

Politikani serb, Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

EMISIONET