Kosovari ndalohet në Rinas, u kap me pasaportë shqiptare të falsifikuar

Kosovari ndalohet në Rinas, u kap me pasaportë shqiptare të

Policia e Rinasit ka ndaluar një shtetas nga Gjakova, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Kosovës për vjedhje me dhunë. 

Sipas policisë Astrit Th., 31 vjeç ishte  kthyer në kategorinë deportiv nga autoritetet policore Zviceriane me motivin se kishte kaluar afatin e qëndrimit.

Policia sqaron se "Ky shtetas dispononte si dokument identifikimi një pasaportë biometrike Shqiptare në emër të një shtetasi tjetër nga Shqipëria  por me fotografinë e tij, pasaportë që e kishte bërë në Shqipëri në vitin 2011, kundrejt shumës prej 2000 Euro".

Gjithashtu, policia thotë se gjatë procedurave të intervistimit nuk ishte bindës në lidhje me gjeneralitetet e pasaportës  dhe pas verifikimeve të hollësishme rezultoi se ky shtetas ishte  nga Kosova dhe jo nga Shqipëria.

Pas verifikimit të gjeneraliteteve të sakta, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi Gjykata e Gjakovës e kishte dënuar në mungesë me  4 vite e 6 muaj burg për veprën penale "Vjedhje me dhunë".

Nga e policisë shqiptare 31-vjeçari u procedua për veprën penale “Falsifikim i i vulave, stampave dhe i formularëve” , parashikuar nga neni  190 i Kodit Penal.

Shtetasi Astrit Th., u transferua në PKK Morinë tek autoritetet Kosovare për veprime të mëtejshme.

EMISIONET