Kosova jashtë INTERPOL-it, Xharra: Dështuam me lobimin

Kosova jashtë INTERPOL-it, Xharra: Dështuam me lobimin

Gazetarja Albana Xharra dështimin e  Kosovës për tu anatërësuar në INTERPOL e lidh me nivelin e ulët të politikës së jashtme.

Për Ora News, Xharra thotë se kur ka premtime të mëdha nga dipomatët  kosovarë atëherë ka edhe dështime spektakolare në terren.

Xharra: Dështuam me përpjekjet për tu anëtarësuar në UNESCO, me liberalizimin e  vizave jo pse nuk u përmbushen kriteret që BE kërkoi, por në vazhdimësi kemi prodhuar skandale. Jemi në një stad të ulët të lobimit. Po shohim me të madhe Rusinë dhe  Serbinë në rrafshin diplomatik që kryejnë punë me angazhim shumë më të madhe kundër shqiptarëve në veçanti. Kosova në vazhdimësi kur na janë dhënë premtime të mëdha nga diplomatët tanë kemi parë rezultate të dobëta në terren. Jemi ende të papërgatitur për tu përfaqësuar në rrafshin diplomatik.

Por a duhet dikush të mbajë përgjegjësi për këtë?

Xharra: Kanë përgjegjësi dhe duhet të japin përgjegjësi për këtë proces. Kemi Ministra me aktakuza. Por Serbia, Maqedonia dhe shtete të tjera të rajonit nuk janë më mirë se ne me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Problemi kryesor është lobimi, nuk ka lobim në atë mënyrë siç po e bën Rusia.Shumë shpejt mundet që presidenti i INTERPOL-it do të jetë një përfaqësues nga Rusia që do të jetë një problem shumë i madh.


EMISIONET